Reperja shqiptare shumë e dashur për publikun, Gjira Kajtazi siç është bërë e ditur është në pritje të ëmbël. Gjira po e shijon shumë këtë periudhë dhe poston shpesh foto e video me barkun e rrumbullakosur.
Reperja e cila jeton aktualisht në Gjermani ka zbuluar se është në pritje të një djali dhe në muajt e fundit të shtatzënisë.
Ditën e sotme Gjira ka zbuluar edhe pamjet nga dhoma e bebit me një video të ëmbël ku në fund tregon barkun dhe lëvizjet e vogëlushit.
“Edhe pak…”, shkruan reperja krah videos.