Ish-kryeministri Bajram Rexhepi është nisur sonte për në Turqi, ku do të vazhdojë mjekimi i tij në një spital të specializuar.
Këtë e ka konfirmuar Zyra për media e SHSKUK-së, ku thuhet se vazhdimi i trajtimit të tij në Turqi është bërë me konstatim të konsiliumit të mjekëve, transmeton Gazeta Shneta.
Në njoftim thuhet se Rexhepi do të vazhdojë rehabilitimin në Turqi, por nuk jepen detaje tjera për gjendjen shëndetësore të tij.
“Komisioni konsiliar në takimet e vazhdueshme që ka mbajtur lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, ka konstatuar se atij i nevojitet të filloj fazën e rehabilitimit në një institucion të specializuar jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
“Institucionet e Republikes se Kosoves, përkrahur nga Ambasada Turke në Kosovë dhe shteti turk, pas rekomandimit të konsiliumit, ka udhëhequr të gjitha procedurat ligjore në fuqi. Z. Rexhepi është nisur për Turqi, ku pritet të vazhdojë me fazën e rehabilitimit mjekësor, në mungesë të një institucioni të specializuar në Kosovë”, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/