Aborti nuk është zgjidhja më e mirë, por nëse për shumë arsye jeni detyruar dhe keni vendosur të ndërprisni shtatzëninë, atëherë merrni parasysh këto këshilla, që të mos rrezikoni jetën tuaj.
-
- Duhet të siguroheni që jeni vërtetë shtatzënë
Para se t’i nënshtroheni një aborti mjekësor ose kirurgjik, është e rëndësishme të jeni të sigurta që jeni shtatzënë. Testet e shtatzënisë të kryera në shtëpi nuk anë 100% të sigurta, prandaj këshillohet vizita tek një mjek i specializuar gjinekolog, shkruan femina.al - Duhet të dini se sa ka përparuar juaj
Një në katër shtatzëni përfundon në abort, kështu që është e rëndësishme të dini se në cilën fazë të shtatzënisë jeni, duke konfirmuar edhe nëse fetusi është në uterus dhe ka rrahje të zemrës. Mënyra me e mirë për të përcaktuar gestacionin janë ultratingujt. Në varësi të moshës gestacionale bëhet edhe përzgjedhja e mënyrës së abortit. - Nëse keni vetëm pak javë që jeni shtatzënë
Për të përfunduar shtatzënitë në javën e 9-të (ose më herët, optimalja është nën javën e shtatë) mund të përdoret pilula RU-486, e cila e indukton kimikisht organizmin të dështojë. Ndryshe ajo njihet si mifepristone dhe i jepet pacienteve në 2 doza. E para dozë administrohet në klinikë dhe ndalon zhvillimin e fetusit, ndërsa e dyta mund të merret në shtëpi dhe bën zbrazjen e përmbajtjes së uterusit. - Nëse do të kryeni abort në trimestrin e parë
Nëse jeni më tepër se 7-javëshe, do të ishte mirë të përdornit metodën e aspirimit me vakuum, për të ndërprerë shtatzëninë. Metoda kryhet në mjediset e klinikës dhe para se t’i nënshtroheni, duhet të kryeni gjithë analizat e nevojshme (analizat e urinës, një kontroll të përgjithshëm dhe ultratingull).
- Duhet të siguroheni që jeni vërtetë shtatzënë