Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rezonanca magnetike gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rast se kontrolli ultrasonografik nuk është i mjaftueshëm për të konfirmuar ndryshimin e fetusit, atëherë rekomandohet kryerja e rezonancës magnetike. Kjo metodë diagnostikuese tepër e avancuar mundëson shfaqjen e imazhit në tre dimensione të ndryshme.

Deri më sot, në botë nuk është zbuluar asnjë efekt negativ tek fetusi nga filmimi me rezonancë magnetike, shkruan Sistina Baby transmeton Gazeta Shneta.

Rezonanca magnetike është metoda diagnostikuese  më bashkëkohore, me anë të së cilës mund të kontrollohen të gjitha pjesët e trupit. Kjo metodë është krejtësisht e sigurtë, dhe  mund të përdoret edhe gjatë shtatzënisë nëse është e nevojshme, për të diagnostikuar çrregullimet e mundshme të zhvillimit të organeve dhe sistemeve të fetusit, para së gjithash për diagnostikimin e çrregullimeve të sistemit nervor., palcës kurrizore, si dhe të organeve të gjoksit (kraharorit) dhe të barkut.

Por përveç fetusit, me anë të këtij kontrolli mund të zbulohen edhe ndryshimet e mundshme të mitrës dhe vezoreve tek nëna e ardhshme, të cilat mund ta komplikojnë shtatzëninë (tumore të sistemit riprodhues, struktura e placentës, etj.).

Kur mund të jetë më e sigurtë kryerja e këtij kontrolli?

Sipas rekomandimeve të Shoqatave Botërore përmbrojtjen e shëndetit të njeriut, kjo procedurë është  më e sigurt që të kryhet pas javës së 15-të të shtatzënisë. Kjo është periudha e duhur për diagnostikimin e anomalive të hershme të zhvillimit, nga ana tjetër të mos shkaktohen efekte të dëmshme tek fetusi, edhe pse deri më tani nuk janëvërtetuar shkencërisht efekte  anësore.

Në periudhën kur organogjeneza e fetusit është në progres, nuk rekomandohet kryerja e rezonancës magnetike, me përjashtim të rasteve kur nënë është në rrezik për jetën. Për kryerjen e kësaj procedure nuk rekomandohet përdorimi i lëndës së kontrastit i  cili jepet me anë të venës, pasi kjo lëndë e depërton placentën dhe futet në rrjedhën e gjakut të fetusit.

Përse rezonanca magnetike në vend të kontrollit me ultratingull?

Rezonanca magnetike jep një pamje në tre dimensione të ndryshme dhe në të njejtën kohë mundëson  një diferencim të lartë të indeve dhe organeve, veçanërisht të sistemit nervor qëndror.

Në rast të diagnostikimit të ndryshimit apo të anomalisë tek fetusi, mjeku gjinekolog i cili e ndjek shtatzëninë tuaj, do t’ju këshillojë për rrjedhjen e mëtejshme të shtatzënisë.

Në rastet e shtatzënisë me më shumë fëmijë (dy ose tre) në të cilën është diagnostikuar anomali, jepen këshilla për selektivitetin e tyre duke përzgjedhur fetusin e shëndetshëm në interes të gruas shtatzënë dhe brezave të ardhshëm. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakSipas Xhevdet Çunit, Kosova nuk po i kushton rëndësi investimeve në urologji
Artikulli i rradhës Erërat e forta dëmtojnë spitalin rajonal të Pejës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.