Rezultatet e fundit: Konfirmohen 19 raste të vdekjes nga Covid në 24 orët e fundit

2021-09-17 në ora 14:59

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 279 raste të infektimit me Covid dhe 19 raste të vdekjes.

Nga 6,079 testime të kryera janë konfirmuar 279 qytetarë të infektuar me Covid shkruan Gazeta Shneta.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes..”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).

Në anën tjetër, 1,269 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë ka arritur në 12,464.

Poashtu, brenda kësaj periudhe janë dhënë 18,960 doza të vaksinës, kurse 412,523 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/