675 pacientë me Covid po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

2021-09-17 në ora 15:43

675 pacientë me Covid po trajtohen në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Nga numri i përgjithshëm, 540 janë me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensive, transmeton Gazeta Shneta.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 58 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë

Spitali i Prizrenit, 78 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 122 pacientë

Spitali i Gjilanit, 55 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 49 pacientë./Gazeta Shneta/