Ka rifilluar aplikimi i implanteve dentare në QKSUK
Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dita e djeshme, 29 mars 2024, rifilloi aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë, përcjell Gazeta Shneta.
Kjo u bë e ditur nga ShSKUK-ja përmes një njoftimi ku u bë e ditur se trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.
Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor./Gazeta Shneta/


