Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 1 milion euro kërkohen në muaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme 30/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15 milionë euro shtesë këtij fondi për programin për trajtim jashtë vendit.

Ai bëri të ditur se mbi 800 lëndë janë shqyrtuar dhe aprovuar nga bordi për trajtim jashtë vendit, të gjitha ato lëndë të cilat i kanë plotësuar kriteret me Udhëzimin e ri Administrativ.

“Vlera e përgjithshme e shpenzimeve në kuadër të programit për trajtim jashtë vendit është mbi 22 milionë euro. Vlera e kërkesave mujore është rreth 1 milion euro për trajtim jashtë vendit”, tha Kaçuri.

Kaçuri shtoi se në raportin e fundit të dërguar në Ministrinë e Financave shuma totale e obligimeve është 15 milionë euro duke përfshirë ato kontingjente dhe obligimet e rregullta.

“Me Udhëzimin e ri Administrativ kemi bërë një bazë të mirë ligjore që ka eliminuar procesin e parapagimit për rastet e rregullta, sepse në të kaluarën rastet e rregullta janë parapaguar në bazë të pro-faturës të dorëzuar nga ana e pacientëve dhe bordi për trajtim jashtë vendit në bazë të dokumentacionit mjekësor dhe financiar ka aprovuar kërkesën mirëpo nuk është ditur asnjëherë saktë vlera e shërbimit që ka marrë pacienti”, tha ai.

Kaçuri u shpreh se ka ndodhur që vlera e pro-faturës ka qenë 10 mijë euro ndërsa vlera e shërbimit të pacientit të marrë është 8 mijë euro dhe 2 mijë euro kanë mbetur të lira.

“Kjo metodë është ndërprerë dhe është përcaktuar se kërkesat për rastet e rregullta së pari bëhet aprovimi i kërkesës nga ana e bordit për trajtim jashtë vendit ku merret vendim për aprovimin e kërkesës për fillimin e trajtimit, në ndërkohë pala pasi të merr shërbimin shëndetësor është e obliguar që në fund të sjellë faturën dhe raportin mjekësor për shërbimet e marra. Nëse nuk i sjellë nuk mund të aprovohet kërkesa”, u shpreh ai./RTV21/

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakRifillon aplikimi i implanteve dentare në QKSUK
Artikulli i rradhës Përdorimi i shpeshtë i vajit të skuqur mund të përshpejtojë dëmtimin e trurit

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.