Kur duhet të keni marrëdhënie pasi keni provuar një dështim? Është një pyetje e zakonshme në mesin e grave duke marrë parasysh që deri në 20% e grave shtatzëna rezultojnë në abort dhe afërsisht 1 në 100 në lindje.
Nuk ka një përgjigje standarde ose të drejtpërdrejtë. Në përgjithësi, mjekët këshillojnë pacientët të presin derisa të ndjehen gati. Por gatishmëria për një grua dhe partnerin e saj mund të varet nga një numër faktorësh fizik dhe emocional, transmeton Gazeta Shneta.
“Nga këndvështrimi mjekësor dhe praktik, gjëja kryesore është të sigurohet që shtatzania të ketë kaluar plotësisht, qafën e mitrës dhe se nuk ka një rrezik të madh për të shkaktuar infeksion në mitër” shpjegoi Zev Williams, profesor në Universitetin e Columbias.
Bllokimet emocionale janë një faktor i madh: gratë mund të ndjehen ende të mërzitura dhe nuk janë gati të kenë marrëdhënie. Disa gra, ndjehen të gatshme menjëherë të kenë marrëdhënie. Ato i përdorin marrëdhëniet për shërim. Por, shumë nga gratë duan të kenë marrëdhënie por nuk ndjehen ende gati emocionalisht të kenë një shtatëzani tjetër.
Përpjeka për të mbetur shtatzënë përsëri është një temë e ndjeshme nga pikëpamja mjekësore dhe emocionale. Qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit është të presin gjashtë muaj para se të provoni të mbeteni shtatzënë./GazetaShneta/