Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi i nënës, nëse bebi im do të vdiste në gjumë do të lehtësohesha

Femina 30/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjendja e nënës pas lindjes në të shumtën e rasteve është depresuese, por në raste më të shpeshta nënat kërkojnë ndihmë për hallin e tyre ndërsa të tjerat vuajnë në heshtje.

Nëse edhe ju keni pasur depresion pas lindjes, mos u shqetësoni nuk  ju ka ndodhur vetëm juve por shumicës së nënave dhe që zakonisht kjo shoqërohet me stres, dobësim, humbje të humorit e kështu me radhë.

Në shumë vende të botës nënat japin dhe kërkojnë mbështetjen online (gjë që mund ta bëni edhe ju në forumin e pernenat.al), sepse shpesh në familje apo shoqëri nuk i kuptojnë, i paragjykojnë, etj. I tillë eshtë edhe rasti i bërë publik nga “Vitadamamma”, i cili i referohet një nënë që pas lindjes ka përjetuar të ashtuquajturin “Black out” në mendje. Nëna ka kërkuar online ndihmë në lidhje me depresionin nëpërmjet një profili fallco. Adresa është fshirë pas disa ditësh nga postimi dhe nëna krahas mbështetjes që ka marrë ka dashur të japë edhe një mesazh duke u bërë kështu një postim viral.

“Nuk dua të tregohem e pandjeshme ndaj atyre që e kanë përjetuar një humbje të tillë, por të jem e sinqertë, si unë dhe bashkëshorti im patëm një periudhë kur mendonim se nëse bebi ynë do të vdiste në gjumë do të lehtësoheshim. 15 muaj pa gjumë, kolika, gjidhënie, të vjella, dhe dhimbja e një shtatzanie që nuk ishte e planifikuar…”

Është shprehur kështu nëna dhe komentet kanë qënë të ndryshme. Ajo që është komentuar më së shumti ka qënë fakti se shumë nëna në botë vuajnë shumë nga depresioni pas lindjes. Disa e kanë të vështirë të pranojnë fëmijët e tyre, disa qajnë pa motiv, dhe të mos harrojmë se edhe në faqen tonë të facebook përnënat.al ka ardhur para pak javesh një mesazh nga një zonjë e cila shprehte si e afërmja e saj kishte bërë vetëvrasje 6 muaj pas lindjes. Të gjitha menjëherë menduam “depresioni pas lindjes”.

Kjo duhet të na shërbejnë për të mësuar t’i qëndrojmë pranë nënave pasi kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, nënave që në një moment ndihen të stresuara, të kuptojmë dhe pranojmë që depresioni pas lindjes ekziston dhe madje ka pasoja tepër serioze!/pernenat/

Artikulli paraprakSi të dalloni një sulm në zemër një muaj më herët, dhe të shpëtoni një jetë
Artikulli i rradhës Urimi i Gencit për ditëlindjen e djalit të tij, fjalë prekëse

Ju sugjerojmë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe

18/06/2026 Jetë

Nuk është kurrë vonë për terapi: Pse gjithnjë e më shumë të moshuarit po gjejnë qetësi në moshën e tretë?

18/06/2026 Jetë

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e ngrënies së pakontrolluar te disa gra

18/06/2026 Jetë

Kolonoskopia mbetet metoda më efektive për zbulimin dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

18/06/2026 Jetë

Gratë mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës duke ngritur pesha

18/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.