Keni dëgjuar shumë shpesh se “ushqimi është më i miri” për bebet, por në anën tjetër ka zëra që e kundërshtojnë ashpër zgjedhjen e nënës për të mos ushqyer beben me gji.
Nuk ka rëndësi nëse nëna nuk mund të prodhojë qumësht mjaftueshëm, nëse vuan nga dhimbje apo infeksione, nëse nëna nuk ushqen beben me gji do të turpërohet nga të tjerët, transmeton Gazeta Shneta.
Një nënë ka shpërndarë rrëfimin e saj që ka thyer zemrat e njerëzve. Ajo mendonte se po ushqente djalin e saj me gji, por në fakt djali ishte duke vdekur urie.
“Aksidentalisht isha duke e mbytur urie foshnjën time. Kjo më ka thyer zemrën, por më bëri të fortë që t’ju ndihmojë nënave tjera”, ka shkruar nëna Mandy.
Nëna ka treguar se sa vështirësi ka pasur gjatë gjidhënies që nga fillimi. Djali i saj humbi 10 përqind të peshës së lindjes.
Nëna rrëfen tutje duke thënë se si foshnja asnjëherë nuk ishte e qetë, gjatë ose pas gjidhënies.
Pas një muaji nëna vendosi të shkojë tek pediatri, ku mati peshën e bebes dhe mjeku e preferoi që të fillojë me qumësht formula.
Ndryshimet ishin të menjëhershme. Pas një jave ushqim me formula, foshnja shtoi pothuajse 1 kg.
“Jam ndjerë shumë fajtore për gjendjen e djalit tim, dhe kjo më dha kurajo që të shkruaj storjen time. Tani jam shumë falënderuese që foshnja është e shëndoshë dhe është me rëndësi të madhe që ta kuptoni se, nëse foshnja juaj nuk është duke shtuar peshë, duhet menjëherë ta zbuloni pse. Nuk ka rëndësi se çfarë ju thonë të tjerët”, ka përfunduar nëna. /Gazeta Shneta/