Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi i radiologut të QKUK-së: Si e mbyta ujkun e tërbuar në dyluftim

Lajme 09/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Atëherë ishte absolvent në Fakultetin e Mjekësisë. Ishte kthyer për vikend në shtëpinë e tij në fshatin Uçë të Istogut. Si 28 vjeç, Halit Ymeri, kishte rënë në gjumë në odën e familjes, kur rreth orës tre pas mesnatës ishte zgjuar pasi ai dhe babai i tij kishin dëgjuar disa të lehura qensh.

“Baba tha po lehin qentë dhe po lehin keq…Unë s’e kuptova atë keq. Dola jashtë dhe po këqyri, nuk po shoh asgjë”, kujton 40 vjet më vonë ngjarjen radiologu Halit Ymeri, sipas të cilit, “të lehurit keq të qenve”, nënkuptonte nuhatjen e ndonjë bishe të egër.

“Në fund të oborrit po e dëgjoj një qen i dhenve, po ulëron. Një bishë e surme i kishte hyp përmbi. Unë mendova që ndonjë derr, e qentë vërtet lehin shumë në derra. Dhe veç kur u kthy në këmbë të pasme dhe ka hap gojën. I ka ra drita e oborrit në fytyrë, e kam pa që është ujk”, rrëfen Ymeri.

Rrëfimi për betejën me ujkun

Ai më nuk kishte si t’ia kthente shpinën bishës së tërbuar, pasi ajo do t’i gjuhej në qafë.

“Ai këmbët në gjoks, unë duart në fyt. Sa ka zgjat ajo nuk e di. Por ma në fund arrita me e rrëzue dhe me u ul në të”, rrëfen doktori përvojën më të keqe në jetën e tij.

Tregon se pastaj e kishte ikur pak trupin që të mos e gërvishte shpinën. “Por kur ramë në tokë, ishim krejtësisht në lloç, e kapa pak nga fyti. Por e kapa pak ma larg dhe e ktheu kokën anash dhe ma kapi dorën dhe ma shtrëngoi. Mu më shkoi mendja, si absolvent që isha, që kjo është arteria radiale dhe shkova…”, thotë Ymeri, duke treguar momentin kur i shkonte mendja që s’i kanë mbetur shumë çaste në këtë botë.

Instinktivisht thotë se e ka futur dorën e majtë në pjesën e pasme të dhëmbëve të ujkut të tërbuar, i cili po tentonte ta kapë dorën tjetër. “Kështu ma ka liru dorën që e kisha në gojën e tij. Unë nuk e hoqa më dorën nga goja, por veçse e futa ma thellë në fyt dhe ia kapa gabzherrin me gjithë gjuhë. Ngadalë e kom shkelë në fyt dhe e kam ngrehë zhag përpjetë…”.

Atëherë kishte dalë në oborr i vëllai i doktorit. “Çka u ba tha, çka u ba…Qe ku është sakica, qe t’furku… I thashë mo, se kisha duart në gojë. Atë moment, veç e kom ngrehë komplet gabzherrin, pak tuta, pak adrenalina shkoj lart, dhe ia nxora jashtë komplet”, tregon doktori momentin kur e kishte triumfuar bishën e egër.

Por, sfida sapo kishte filluar për doktorin. “Baba kur dul jashtë tha ky është ujk i tërbuar. Atëherë i kam larë duart me alkool. Ka qenë vajza e vëllaut dhe i kam thanë me më qitë një litër alkool në plagët që kisha në dy duar dhe jam dalë me shku te mjeku në spital…”.

Babai e kishte mësuar atë moment që ta merrte kokën e ujkut me vete. “U nisëm me një traktor deri në Istog. Në Istog shkova në shtëpi të shëndetit. Mjekët më kanë pa të përgjakur në tërësi dhe nuk deshën fort të merren me mua…”, tregon doktor Ymeri.

Duke mos parë zgjidhje në ambulancën e Istogut, kishte vazhduar prej aty me traktor në drejtim të Pejës. Pas shtatë kilometrave, kur kishte mbërritur në Gurrakoc ora kishte shënuar gati gjashtë. Një taksi nuk kishte marrë guximin ta vendosë në veturë kur e kishte parë të përgjakur, duke mos ditur se çfarë problemi mund të kishte.

“Erdhi pastaj autobusi që shkojke për Mitrovicë. Shoferi në Mitrovicë më dërgoi me autobus deri në oborr të spitalit”, rrëfen Ymeri.

Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni në video.

Artikulli paraprakMSH’ja harron pacientët e prekur nga sëmundja e sklerozës multiple
Artikulli i rradhës Moti sot

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.