Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziku i kancerit të gjirit rritet tek gratë që e shtyjnë lindjen e parë pas të 30-ave

Femina 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet tregojnë se gratë që bëhen nëna për herë të parë pas moshës 30 vjeç kanë 40-45% më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit. Ky lloj kanceri, i quajtur kanceri i gjirit pas lindjes (postpartum), shfaqet zakonisht tek gratë nën 45 vjeç në vitet e para pas shtatzënisë dhe është më agresiv se format e tjera të sëmundjes.

Sipas burimit Euronews Health, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i specializuar janë thelbësor për mbijetesën.

Në nivel global, në vitin 2022 u diagnostikuan 2.3 milionë gra me kancer gjiri dhe 670 mijë humbën jetën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në BE, rreth 3.9% e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodhin tek gratë nën 45 vjeç, megjithëse shumica e rasteve shfaqen pas kësaj moshe, transmeton Gazeta Shneta.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë një gungë në gji, ndryshime në formë ose në lëkurë, rrjedhje nga thithka ose dhimbje të vazhdueshme, por në fazat e hershme shpesh mungojnë shenjat.

Sipas profesor Weston Porter nga Universiteti Texas A&M, shtatzënia e parë në të 30-at ndikon tek qelizat imunitare gjatë periudhës së gjidhënies dhe procesit të ndërprerjes së saj (involucionit), duke shkaktuar një rritje të inflamacionit që lidhet me zhvillimin e kancerit.

Megjithatë, studime të tjera tregojnë se shtatzënia dhe lindja mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit në periudha afatgjata, sidomos tek gratë më të moshuara.

Gjithashtu, numri i fëmijëve dhe gjidhënia luajnë rol mbrojtës. Një analizë e vitit 2020 mbi 50,000 gra tregoi se çdo vit shtesë i gjidhënies mund të ulë rrezikun me më shumë se 50%.

Ekspertët këshillojnë që nënat e reja mbi 30 vjeç të jenë më vigjilente, të kryejnë mamografi të rregullta dhe vetëkontrolle për të zbuluar çdo ndryshim të dyshimtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKonstituimi i kuvendit, Presidenca: Është urgjencë shtetërore
Artikulli i rradhës Mjekët spanjollë zhvillojnë mitër artificiale për të studiuar shkaqet e aborteve spontane

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.