Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatëzanisë për nënën dhe foshnjën

Këshilla për shtatzëna 09/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tymi i cigareve është një përzierje toksike që përmban më shumë se 7,000 komponime kimike, nga të cilat 250 janë helmuese dhe 70 shkaktojnë kancer.

Për gratë shtatzëna, rreziqet janë edhe më të mëdha, pasi toksinat e thithura ndikojnë negativisht jo vetëm në shëndetin e nënës, por edhe në atë të foshnjës së palindur, duke shkaktuar probleme shëndetësore që mund të shfaqen që në fazat e para të jetës së tyre, shkruan burimi Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Një nga efektet më të dukshme të pirjes së duhanit gjatë shtatëzanisë është vështirësia për të mbetur shtatzënë.

Hulumtimet tregojnë se gratë duhanpirëse kanë më shumë mundësi të përballen me probleme në shtatzëni. Po ashtu, ato janë më të rrezikuara për abort, lindje të parakohshme dhe shtatzëni ektopike.

Gratë shtatzëna duhanpirëse kanë gjithashtu një rrezik të shtuar për zhvillimin e placentës previa, një gjendje ku placenta është vendosur afër qafës së mitrës, duke kërkuar shpesh lindje me prerje cezariane. Po ashtu, ka një rrezik më të lartë të abstruksionit të placentës, ku placenta ndahet para kohe nga mitra, duke mundësuar lindje të parakohshme ose vdekje të foshnjës.

Pirja e duhanit ndikon gjithashtu në çarjen e parakohshme të qeses amniotike, duke rritur mundësinë për lindje të parakohshme.

Foshnjat e lindura nga nëna që pinë duhan janë gjithashtu më të rrezikuara për të pasur peshë të ulët lindjeje, një faktor kryesor i vdekjes së foshnjave.

Pirja e duhanit gjithashtu redukton sasinë e oksigjenit të disponueshëm për foshnjën, duke rrezikuar zhvillimin e tij të shëndetshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëngëtari i 3 Doors Down zbulon kancerin në fazën e katërt
Artikulli i rradhës Testimi gjenetik para shtatzënisë, një hap i rëndësishëm për shëndetin e foshnjës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.