Rrushi i thatë është shumë i pasur me lëndë ushqyese si kaliumi, kalciumi, fosfori, të nevojshme për zhvillimin e foshnjës gjatë periudhës së shtatzënisë
Këto janë 5 arsyet pse duhet te hamë rrush të thate ne shtatzëni:
Parandalon aneminë
Mungesa e hekurit apo anemia është një problem i zakonshëm në shtatzani. Rrushi i thatë ka një nivel të lartë hekuri si dhe është i pasur me vitaminë C e cila e ndihmon organizmin tuaj ta përthithë më mirë hekurin nga burimet ushqimore. Kjo gjë e bën rrushin e thatë një ushqim të përkryer gjatë shtatzanisë.
Trajton konstipacionin (kapsllëkun)
Shumë gra vuajnë nga konstipacioni dhe probeme të tjera të aparatit tretës gjatë shtatzanisë, por rrushi i thatë mund të ofrojë një zgjidhje për këtë problem kaq irritues. Duke qënë se rrushi i thatë është i pasur me fibra, ai ndihmon në normalizimin e lëvizjeve të zorrëve duke çliruar dhe konstipacionin.
Përmirëson shëndetin oral
Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin tuaj gjatë shtatzanisë, edhe shëndeti juaj oral është më i rrezikuar. Shumë gra mund të vuajnë nga prishja e dhëmbëve apo irritimi i mishrave të dhëmbëve. Por duke qënë se rrushi i thatë është i pasur me acid aleanolik dhe kalçium ai mbron dhe trajton dhëmbët tuaja duke promovuar një shëndet më të mirë oral.
Ju furnizon me energji
Gjatë shtatzanisë do të ndiheni të lodhura më shpejt se normalisht, dhe për pasojë në momente të caktuara do të keni nevojë për më shumë energji, ndaj fruktoza dhe glukoza që gjenden në rrushin e thatë do t’ju ndihmojnë në marrjen e një doze të shpejtë energjie në momentet që ju nevojitet.
Ndihmon më zhvillimin e shikimit dhe të kockave të fetusit
Përveçse ju ndihmon juve, rrushi i thatë ndihmon dhe në zhvillimin e fetusit. Vitamina A që gjendet tek rrushi i thatë do të mundësojë një zhvillim më të mirë të shikimit të bebit, gjithashtu sasia e madhe e kalçiumit në të bën që kockat e bebit të kenë gjithë materialin e nevojshëm për tu zhvilluar.