Pesha mund të jetë element kyç në vlerësimin e rritjes së fëmijë, sidomos në muajt e parë të jetës së tij.
Humbja e vazhdueshme e peshës duhet të merret në konsideratë nga prindërit. Njëkohësisht edhe peshimi i dyfishtë pas konsumit të ushqimit.
Sa peshë duhet të shtojë një fëmijë në ditë?
Duhet kujtuar se gjithmonë ka një rritje të peshës së bebit me rreth 20-30 gram në ditë.
Duhet të mbash shënime?
Kjo gjë bëhet për të motivuar ose për të vlerësuar çdo ditë nëse kemi humbje të tepëruar të peshës së fëmijës. Këtë zakon mund ta përdorim çdo 10 ditë për të parë ndryshimet që fëmija pëson në peshë.
Foshnja rritet çdo javë me rreth 180-200 gr. Këto referenca nuk bëhen për të parë vetëm peshën, por edhe sa pelena i ndërron fëmijës në ditë. Nëse fëmija ha shpesh dhe urinon pak kjo duhet të jetë një zile alarmi për nënën. Ankthet gjithmonë mund të mbahen nën kontroll duke mos ja transmetuar fëmijës./Pernenat.al/