Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa është e sigurt të pini kafe gjatë shtatzënisë, limiti i caktuar sipas udhëzuesve shëndetësor

Këshilla për shtatzëna 27/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e mjekëve, sugjerojnë se një sasi e moderuar e kafeinës është e sigurt gjatë përdorimit në shtatzëni.

Rekomandimet ekzistuese shëndetësore, thonë se gratë mund të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë, ose dy filxhanë kafe, çdo ditë dhe të kenë një shtatzëni të sigurt.

Mirëpo, sipas një përmbledhje të 48 studimeve ekzistuese të botuar në revistën prestigjoze BMJ Evidence -based Medicine, thuhet se gratë shtatzëna duhet të shmangin kafenë, sodën dhe produktet e tjera që përmbajnë kafeinë për shtatzëninë më të sigurt, transmeton Gazeta Shneta.

Kafeina mund të shkaktojë rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut të një personi, gjendje që mund të ndikojnë negativisht në një fetus gjatë shtatzënisë.

Për rishikimin e artikullin në fjalë, studiuesit nga Universiteti Reykjavik në Islandë shikuan të dhëna nga 37 studime vëzhgimi që u botuan pas vitit 2000, plus 11 artikuj që rishikuan studimet e mëparshme mbi kafeinën dhe shtatzëninë.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Këto zbulime janë në kundërshtim me rekomandimet zyrtare ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Komisionin Evropian, të cilët të gjithë janë shprehur se gratë shtatzëna mund të konsumojnë një sasi të moderuar kafeine, rreth ekuivalentin e dy filxhanëve kafe, dhe akoma të jenë të sigurta.

Rekomandimet ekzistuese nga organizata shëndetësore të vendeve të ndryshme thonë se gratë mund të konsumojnë në mënyrë të sigurt një sasi të moderuar kafeine gjatë shtatëzënësisë.

Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, sugjeron të konsumoni më pak se 200 mg, e cila është e barabartë me dy filxhanë kafe, çdo ditë nëse jeni shtatzënë. NHS – Organizata Kombëtare e Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, ka të njëjtin rekomandim.

“Kur bëhet fjalë për foshnjën, metabolizmi i tyre nuk është ende aq i zhvilluar sa i një të rrituri, kështu që është më e vështirë për ta që të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se modeli i tyre i gjumit mund të prishet dhe ata mund të bëhen të shqetësuar” thotë Dr. Isis Amer -Wahlin, konsulent i obstetrikës dhe gjinekologjisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatzënia: Hipnoterapia, përfitim lehtësues në lindjen e foshnjës në mjedisin ujor
Artikulli i rradhës Studim: Imunizimi ndaj gripit në shtatzëni nuk është i lidhur me rrezikun e autizmit tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.