Shumë faktorë kontribuojnë në atë se sa fëmijë do të keni dhe në çfarë moshe do ta lindni fëmijën e parë. Statusi në mardhënie, karriera, pozita socio ekonomike etj.
Por, një studim i ri tregon se gjenetika gjithashtu luan rol në planifikimin familjar. Në disa raste, AND-ja e gruas mund të predikojë se a do të ketë ajo fëmijë apo jo, transmeton Indeksonline.
Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, gjeti 12 rajonet e gjenomit njerëzor që duket të ketë ndikim në sjelljen riprodhuese.
Dy nga këto rajone dyshohet se tashmë janë përfshirë në aktivitetin seksual, sipas autorëve, por 10 nuk ishin identifikuar akoma.
Të njëjtat variante gjenetike të lidhura me të pasurit fëmijë në një moshë të vonë ishin të lidhur me karakteristika të tjera që pasqyrojnë zhvillimin seksual, siç është mosha në të cilën vajzat kanë periudhën e tyre të pare të ciklit menstrual, gratë që përjetojnë menopauzë, dhe zërat e djemve që ndryshojë gjatë pubertetit./Indeksonline/