Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë menstruacioneve mund të keni dhimbje apo parehati edhe më të mëdha.
Është e nevojshme mbajtja e hidratuar e trupit gjatë kohës kur keni menstruacionet. Pini së paku 9-10 gota më ujë gjatë ditës, kështu do të luftoni fryrjen e barkut.
Po ashtu kujdesuni më shumë për veten gjatë kësaj kohe të muajit, një dush i ngrohtë, gjumë i mirë dhe ushqim i shëndetshëm janë tejet të rëndësishme, pavarësisht nëse menstruacionet janë më të lehta apo më të vështira.