Gratë shpesh mund të pyesin se sa gjatë duhet të presin deri sa të ngelin sërish shtatzënë, pasi kanë lindur një ose më shumë fëmijë të tjerë.
Një studim i kohëve të fundit kanadez tregon koha prej 12 deri në 18 muaj mes shtatëzënive është ideale për shumicën e grave, transmeton GazetaShneta.
Por periudha midis shtatëzanive dhe po ashtu nëse cikli menstrual është më i shkurtër ose më i gjatë paraqet rreziqe, ende kontestohet nga shkencëtarë, mjekë e studiues, sidomos kur bëhet fjalë për faktorë të tjerë, siç është mosha e nënës.
Koha mes shtatzënisë së parë dhe të dytës njihet si “intervali ndër-shtatzënor”. Një interval i shkurtër ndër-shtatzënor zakonisht përcaktohet si më pak se 18 muaj deri në dy vjet. Kurse përkufizimi i një intervali të gjatë ndryshon – me më shumë se dy, tre ose pesë vjet, shkruan “The Conversation”.
E në rastin e shtatzënive pas abortit, duket se ka shumë më pak nevojë për rekomandime kufizuese. Një rishikim tek më shumë se 1 milion shtatëzani në vitin 2017 zbuloi se, krahasuar me një interval ndër-shtatzënor prej 12 muajsh ose më shum, një interval me më pak se gjashtë muaj kishte një rrezik më të ulët të lindjes, rrezik i lindjes së parakohshme; në këto raste nënat shmangin edhe pre-eklampsinë ose lindjen e foshnjave të vogla.
Por, fjala e fundit e këtij studimi thotë se gratë mund të vendosin të ngelin shtatzënë kur të ndihen të gatshme përsëri për shtatzëninë. Është e rëndësishme që të inkurajohen edhe nga familja dhe stafi mjekësor në mënyrë që shtatzënia e radhës të ndodhë më shëndetshëm dhe më qetë./GazetaShneta/