Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme janë kryer gjithsej 34 lindje.
Nga 34 nëna, dy prej tyre i janë gëzuar ardhjes në jetë të fëmijëve binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
22 nëna kanë lindur djem dhe 14 kanë lindur vajza.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 18 nëna.
Ndërsa 10 gra për herë të parë kanë sjellë në jetë fëmijë. /Gazeta Shneta/