Shumë nëna që sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë pyesin veten se kur është koha e duhur për një shtatzëni tjetër. Sipas ekspertëve, edhe pse mbetja shtatzënë menjëherë është e mundur, ajo shoqërohet me rreziqe për nënën dhe foshnjën.
Trupi i gruas mund të fillojë ovulimin vetëm tre javë pas lindjes. Tek gratë që nuk ushqejnë me gji, menstruacionet zakonisht rikthehen brenda 12 javësh. Ndërsa ushqyerja me gji mund të vonojë ovulimin deri rreth gjashtë muajsh, kjo nuk konsiderohet një metodë e sigurt për parandalimin e shtatzënisë, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.
Kolegji Amerikan i Gjinekologëve, rekomandon të shmanget shtatzënia brenda gjashtë muajve të parë pas lindjes dhe të pritet idealisht 18 muaj midis shtatzënive, për rezultate më të mira shëndetësore.
Mungesa e këtij intervali mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme deri në 47%, si dhe rrezikun e këputjes së mitrës tek gratë që kanë kaluar seksion cezarian. Për këtë arsye, planifikimi familjar dhe këshillimi mjekësor janë thelbësore.
Ekspertët këshillojnë që gratë të marrin vitamina prenatale, veçanërisht acid folik, dhe të ndjekin një dietë të shëndetshme për të siguruar një shtatzëni të ardhshme sa më të sigurt. /Gazeta Shneta/


