Studimi i fundit i botuar në American Journal of Clinical Nutrition ka zbuluar se sasia e tepërt e sheqerit e konsumuar nga nënat gjidhënëse ndikon në zhvillimin e trurit të foshnjes
Studimi përfshiu 88 nëna që raportuan se kanë konfirmuan përafërsisht 2.5 pije me sheqer çdo ditë shkruan VeryWellFamily, trasnmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Përgjatë 24-muajshe, studiuesit vëzhguan fëmijët e nënave dhe zbuluan se “rezultatet neurozhvillimore te foshnjet në 24 muaj pas lindjes mund të ndikohen negativisht nga marrja e fruktozës nga nëna”.
“Gjatë 1,000 ditëve të para të jetës së të porsalindurit, truri i tyre kalon në një zhvillim të rëndësishëm.Pra, një sasi e tepërt e sheqerit mund të luajë rol në shëndetin e foshnjes suaj”, tha Barry Sears, PhD.
Në këtë aspekt, jo vetëm foshnjet që janë të rrezikuara nga sheqeri i tepërt, por edhe nënat.Meqërast, nëna mund të jetë predispozuar të ketë mbipeshë, sëmundje metabolike dhe kardiake./GazetaShneta/