Shërbimet e avancuara, të lehta dhe të shpejta, kjo është faza e reformave në shëndetësi, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, Basri Sejdiu.
Ai këto deklarata i bëri në emisionin ‘’Mirëmëngjesi Kosovë’’, duke komentuar edhe grevën e punëtorëve të Klinikës së Kirurgjisë.
“Është has një mirëkuptim dhe është bërë mirë që është ndërprerë greva pasi jemi në fazën e reformave në shëndetësi dhe me greve nuk arrihet kjo”, tha Sejdiu, duke shtuar se për reformat kanë përkrahjen e Qeverisë dhe tashmë stafi mjekësor e ka kuptuar këtë.
Sejdiu është ndalur edhe te Klinika e Onkologjisë, ku tha se ka qenë furnizim i kënaqshëm me cikostatik por shërbimet kanë qenë pengesë, por kjo është rregulluar me një intervenim dhe organizim më të mirë, dhe pacientët tash marrin shërbim 24 orë.
Ai ka treguar se janë në fazën përfundimtare të investimeve në Kliniken Emergjente, ku do të shtohet stafi dhe do të modernizohet infrastruktura e vjetër./RTK/