Pyetja më e shpeshtë që bëhet është se sa kohë duhet të prisni për të kryer marrëdhënie seksuale pas lindjes së fëmijës.
Mjekët japin një kohëzgjatje prej katër deri në gjashtë javë pritje deri në marrëdhënien e parë pas lindjes.
Kjo për shkak se duhet t’i japim kohë trupit që të shërohet, dhe në këtë mënyrë të mos ketë ndonjë problem të natyrës së infeksionit.
Zona e pelvikut duhet të jetë sërish e fortë siç ka qenë më herët dhe për këtë ju duhet të ushtroni mjaft shumë pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Duhet të prisni që edhe gjaku që rrjedh nga vagina të pushojë në mënyrë që të shmangni komplikimet pas lindjes.
Poashtu duhet të keni durim që hormonet të kthehen në gjendjen e mëparshme, sepse keni një numër shumë të madh të hormoneve pas lindjes.
Fortësia vaginale është hapi i fundit që duhet të bëni para se të filloni aktivitetin tuaj seksual./Gazeta Shneta/