Kur është e sigurt të kryeni marrëdhënie seksuale pas lindjes?
Juve do iu duhet të prisni deri të jenë ndalur të gjitha llojet e gjakderdhjeve, të cilat mund të zgjasin deri në tri javë pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Kur do të fillojë ta shijoj njësoj seksin si para lindjes?
Çdo gjë është relative. Nuk ekziston ndonjë kohë e caktuar, megjithatë është e rëndësishme që ju të jeni fizikisht dhe emocionalisht gatshëm.
Një numër i vogël i çifteve fillojnë të kryejnë marrëdhenie seksuale në muajin e parë pas lindjes, por gjysma e tyre presin deri në gjashtë javë.
Juve do ju duhet ta përdorni kontracepsionin kur të filloni me jetën aktive seksuale përsëri. Madje, edhe nëse jeni duke ushqyer me gji dhe cikli seksual të mos iu ketë rikthyer, ekziston mundësia që të ngeleni shtatzënë sërish./Gazeta Shneta/