Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sfidat dhe sukseset e infermierëve të Emergjencës

Lajme 29/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierët e shërbimit emergjent ndjehen jashtëzakonisht mirë kur nga “shtrati i vdekjes” arrijnë të rikthejnë në jetë shumë pacientë. Por, ata ndjehen jashtëzakonisht keq kur ndihma e tyre nuk rezulton e suksesshme për shëndetin e pacientitm raporton revista Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror, revistë kjo e Odës së Infermierëve të Kosovës

Një pas një autoambulanca të regjioneve të ndryshme të Kosovës zënë hapësirat e rezervuara për to para Klinikës Emergjente në QKUK. Ditën dhe natën, dinamikë e madhe dhe janë infermierët “dora e parë” që iu zgjatet pacientëve në kontaktin e parë që ata kanë sapo transportohen në QKUK.

Pacientët nxirren me shpejtësi nga auto-albulantat për t’u vendosur qoftë në dhomën e reanimimit apo në njësitë tjera të Klinikës Emergjente, varësisht nga gjendja e tyre shëndetësore.  

“Është një punë që nuk mund ta bëjë çdo njeri”, thotë infermierja e njësisë së reanimimit në Qendrën Emergjente, Erblina Bullaku – Rrmoku. Ajo tregon për vështirësitë që krijohen si pasojë e gjendjes së rëndë të pacientëve por edhe mungesave që shpeshherë i shoqërojnë. Përveç që stafi ballafaqohen me ngarkesë të madhe të rasteve, pasi shpesh në Klinikën Emergjente përfundojnë edhe raste që do të duhej të merrnin shërbim në Qendra të Mjekësisë Familjare apo Spitale Regjionale, stafi nuk kanë as sigurinë e mjaftueshme. Por, sakrifica që kërkon puna dhe përgjegjësia e infermierit e bën Erblinën që punën e saj ta kryej me shumë përkushtim dhe vullnet. “Është punë plotë sakrificë dhe adrenalinë. Prandaj punoj me shumë vullnet këtu”, shprehet ajo.

Ka pasur raste të shpeshta kur infermeirët, kryesisht ata të Emergjencës, janë sulmuar nga familjarët e pacientëve. “Është e rëndë nga aspekti profesional. Këtu kemi të bëjmë edhe me rrezikshmëri të lartë nga familjarët të cilët i shoqërojnë pacientët. Ndjenjat këtu janë të përziera. Është ndjenja e frikës dhe e gëzimit ajo që e bënë punën tonë të veçantë”.

MST: Emergjenca, vendi ku pacientët i ndanë jeta dhe vdekja

Erblina, sikurse edhe kolegët e saj ndjehen shumë të motivuar dhe të plotësuar kur falë ndihmës që ato japin, pacientët shpëtohen nga vdekja e sigurt. “Këto janë momente krenarie dhe ndihemi të plotësuar profesioanlisht kur shpëtojmë jëtë. Kur pas një rasti të rëndë, pa asnjë shenjë jete fillon dhe rikthehet pulsi, e pacienti jep shenja jete. Janë momente që të mbushin plot vullnet dhe inspirim për punën që ne bëjmë”, thotë Bullaku-Rrmoku. Këto momente normalisht që përcillen me rikthimin e buzëqeshjes dhe gëzimin në fytyrat e familjarëve, si shenjë falenderimi ndaj stafit shëndetësor. “Janë momente dhe ndjenja plot emocion dhe të pa përshkruara me fjalë”.

Sikur që ballafaqohen me këto momente gëzimi, ata ndajnë edhe çaste të rënda kur pavarësisht përpjekjeve që bëjnë si ekipë reanimuese, nuk arrijmë që ta rikthejnë në jetë pacientin.

Besforta Mehmeti – Deliu është infermiere e njësisë internistike në Qendrën Emergjente. Aty trajtohen gjithë pacientët me sëmundje internistike. “Ne si infermierë të Klinikës Emergjente në vazhdimësi përballemi me sfida nga më të ndryshmet, duke marrë parasysh fluksin e madh të pacientëve, mungesën e shtretërve, mungesen e stafit të mjaftueshëm, përdorimin e aparaturave të vjetëruara që e bëjnë punën stresuese”, thotë Mehmeti – Deliu. E përkushtuar në punë dhe profesioniste, ajo kërkon që të investohet në krijimin e kushteve më të mira të punës, sidomos në Emergjencën e QKUK-së.  

Sikur kolegët e saj edhe për të është satisfaksion i madh dhe ndjehet shumë e lumtur kur sheh gëzimin në fytyrat e pacientëve dhe familjarëve të tyre. “Momente të cilat më bëjnë të plotësuar profesionalisht janë ato momente kur në fund të ditës ne kemi arritë që sadopak t’ua lehtësojmë pacientëve dhimbjen fizike dhe atë shpirtërore”.

MSLT: Emergjenca mbingarkohet nga raste “banale”

Njësia e Ortopedisë në kuadër të Qendrës Emergjente trajton gjitha thyerjet dhe traumat si pasojë e aksidenteve dhe shkaktarëve tjerë. Durim Xhigoli, është infermier në njësinë e otropedisë në Klinikën Emergjente.

Numri i madh i pacientëve, posaçërisht i rasteve të “ftohta” që do të mund të trajtoheshin në nivele tjera shëndetësore e bënë të lodhshme punën e Durimit. “Vështirësi kemi gjatë tërë kohës së punës. Kemi stres, ngarkesë, lodhje fizike, nga fluksi i madh i pacientëve në Klinikën Emergjente”, shprehet Durim Xhigoli. Ai thotë se ngarkesën më të madhe ua bëjnë referimet e panevojshme si nga spitalet regjionale ashtu edhe nga QKMF e QMF-të e Prishtinës. Kjo u vështirëson punën, pavarësisht angazhimit të madh që kanë me pacientë dhe familjarë të tyre të cilët janë shumë falëmnderues për këto angazhime.

Lulzim Gashi është Kryeinfermier në Klinikën Emergjente në QKUK. Ai thotë se Klinika Emergjente është portë hyrëse dhe pasqyra e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. “Tek ne trajtohen rastet emergjente akute të natyrave të ndryshme, përfshi rastet emergjente internisitike, ato kirurgjike e ortopedike pastaj traumat e ndryshme si aksidentet në komunikacion, lëndimet si pasojë e fatkeqësive të ndryshme, rrëzimeve, të plagosurit, të therrurit,  dhuna dhe rrahjet e ndryshme”.

Klinika Emergjente sipas kryeinfermierit ka të angazhuar 67 infermierë dhe 15 instrumentare të cilët angazhimin e tyre e kanë të fokusuar në njësitë e veçanta të Klinikës Emergjente të QKUK-së. Përveç njësisë së reanimimit, shërbimit emergjent, atij internistik dhe ortopedik, Emergjenca ka edhe sallën për intervenime të vogla si dhe Laboratorin Emergjent.

Rreth 90 mijë pacientë frekuetojnë brenda vitit në Klinikën Emergjente, duke krijuar një mbingarkesë të punës si dhe sfida të ndryshme që hasen si pasojë e rasteve të papritura dhe të rënda, të cilat kërkojnë trajtim emergjent. “Falë profesionalizmit të stafit emergjent infermieror bëhet një punë jashtzakonisht e mirë”, ka thënë Lulzim Gashi, Kryeinfermier i Klinikës Emergjente. / Revista “Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror”

Artikulli paraprakUjësjellësi “Prishtina”: Uji në Fushë Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve
Artikulli i rradhës Aksident i rëndë në Kroaci: 6 të plagosur, 3 prej tyre shqiptarë në gjendje të rëndë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.