Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, i shoqëruar nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.
Në këtë takim, Ismaili i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
Ambasadori Delaëie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.