ShBA-ja do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinës anti covid nga Pfizer për të gjitha vendet e botës.
Burimet e afërta për CNN kanë bërë të ditur se Presidenti Biden ka planfikuar shpërndarjen e 200 milionë doza në 2021, kurse 300 milionë doza të tjera në gjysmën e parë të vitit 2022, transmeton Gazeta Shneta.
Të gjitha dozat do të kalojnë përmes COVAX dhe do të shpërndahen në 92 vendet me zhvillim të ulët ekonomik./GazetaShneta/