Pothuajse 216 milionë doza të vaksinës anti covid janë administruar në Shtetet e Bashkuara.
Të dhënat e publikuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar se afro 216 milionë doza janë administruar shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Në përgjithësi, rreth 41 përqind e popullsisë apo më shumë se 134 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti covid.Kurse, 26 përqind e popullsisë apo 88 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e CDC-së.
Mes të rriturve, 51.5 përqind kanë marrë të paktën një dozë dhe 34 përqind janë vaksinuar plotësisht.
Në anën tjetër, në mesin e të moshuarve, gati 81 përqind kanë marrë të paktën një dozë dhe 66 përqind janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/