Ajo që absolutisht nuk duhet të bëni është që mos të shqetësoni ekuilibrin natyror të pH.
Vagina është në thelb vetë-pastruese, duke e bërë këtë me sekrecione natyrale dhe të shëndetshme. Bakteret e ekulibruara janë gjithashtu të domosdoshme në shëndetin e vaginës. Bakteret “e mira” janë një acid i vogël dhe ndihmon në largimin e baktereve “të këqija”.
Pastrimi i vaginës me ujë ose lëngje të tjera në të vërtetë mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, ndoshta duke ndihmuar që një grua të jetë më e prirur ndaj infeksioneve vaginale, transmeton Gazeta Shneta.
Shoqata Amerikane e Shëndetit Publik (APHA) rekomandon përdorimin e sapunit të butë gjatë larjes së zonës së jashtme. Një këshillë tjetër është që gjithmonë të jeni të sigurtë për të fshirë vaginën dhe anusin nga përpara në mbrapa për të mos përhapur ndonjë mikrob.
Një tregues i qartë i shëndetit të dobët të vaginës mund të jetë një lloj ere e fortë e pakëndshme dhe një shkarkesë e çuditshme me ngjyra./GazetaShneta/