Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenja paralajmëruese të kancerit të barkut

Jetë 02/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit.

Megjithatë, tek shumë pacientë dhimbja nuk është ndër shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes.

Rastet më të shumta janë sporadike ose të shkaktuara nga një mutacion rastësor në ADN. Edhe pse ka mutacione gjenetike shumë të rralla të lidhura me këtë sëmundje, ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të bëhet testi, vetëm nëse shumë njerëz të afërt me ju e kanë pasur këtë sëmundje. Megjithatë, duhet t’i dini shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet:

1.Gjak në jashtëqitje ose villni gjak:

Edhe pse është shumë larg një shenje të sigurt të kancerit të stomakut – si koliti ashtu edhe sëmundje e Crohn mund të shkaktojnë jashtëqitje me gjak – gjaku si në jashtëqitje ashtu edhe vjellja gjak kërkojnë një vizitë të menjëhershme tek mjeku specialist.

Nëse gjakderdhja lidhet me kancerin në stomak, gjaku në jashtëqitje mund të ketë një ngjyrë të errët duke qenë se është përpunuar nga enzimat tretëse. Nëse villni gjak, ka shumë mundësi të duket i kuq i shndritshëm dhe mund të ketë një teksturë si kokrrat e kafes duke qenë se është tretur pjesërisht.

2.Mungesë oreksi:

Ishit shumë të uritur kur u ulët për të ngrënë, por vetëm pas disa kafshatave, ju iku dëshira për të ngrënë dhe duket sikur nuk ju shkon më ushqimi poshtë? Kjo mund të jetë një tjetër shenjë që mund të paralajmërojë për kancer të stomakut, sidomos nëse edhe ngopeni shumë më shpejt se më parë.

3.Rënie e pashpjegueshme në peshë:

Shumë gjendje shëndetësore, si diabeti tip 1, sëmundja e Adisonit dhe sëmundja Crohn mund të shkaktojnë rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme. Në këtë listë shtoni edhe kancerin e stomakut. Nëse po humbisni peshë në mënyrë drastike, pa mbajtur asnjë lloj diete, duhet mos ta injoroni këtë fakt. Flisni me mjekun nëse rënia në peshë është shumë e dukshme dhe pa asnjë arsye, të dukshme.

4.Fryrje barku, diarre dhe kapsllëk:

Ka shumë kuptim që zhvillimi i një mase tumorale në stomak t’ju shkaktojë ndjesinë e fryrjes së barkut ose të ndërhyjë tek lëvizja e zorrëve.

5.Urth:

Urthi mund të jetë gjithashtu një paralajmëruese e kancerit në stomak. Predispozitat janë më të larta që simptomat t’i përkasin një problemi tjetër dhe jo kancerit, megjithatë është mirë të bëni një vizitë tek mjeku për të zbuluar çfarë nuk shkon. /Living

Artikulli paraprakZaimina çudit të gjithë: Tregon se kur do të tentojë për të ngelur shtatzënë me djalë
Artikulli i rradhës A duhet dërguar tek mjeku foshnja, nëse pelena e saj merr ngjyrë të kuqe

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.