Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet dërguar tek mjeku foshnja, nëse pelena e saj merr ngjyrë të kuqe

Këshilla për shtatzëna 02/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Sindroma e pelenës së kuqe” bën që pelenat dhe rrobat e bebit të marrin një ngjyrë rozë në të kuqe.

Sindroma shkaktohet nga një bakter i quajtur “Serratia marcescens” i cili nëse arrin të futet në rrugët e aparatit tretës, do bëjë që pelena dhe rrobat e bebit të marrin ngjyrën e sipërpërmendur.

Por mos u shqetësoni pasi sipas një studimi të ri nëse kjo është simptoma e vetme që bebi shfaq, atëherë nuk është nevoja të ndryshoni dietën tuaj apo të ndërprisni gjidhënien, madje nuk ka nevojë as për përdorimin e antibiotikëve.

Studimi i publikuar në gazetën “Breastfeeding medicine” analizoi një rast specifik të një bebeje 11 javësh si dhe shqyrtoi të dhënat e shënuara në literaturën mjekësore për 6 raste të tjera. Bebi nuk kishte asnjë simptomë tjetër, veç faktit se çdo rrobë apo pelenë që ai vishte merrte ngjyrë rozë pasi përdorej për 1 ditë.

Pas ekzaminimit të këtij rasti dhe rasteve të tjera të dokumentuara, studiuesit vunë re se pavarësisht nëse ishin trajtuar me antibiotikë apo jo, tek asnjëri nga bebet nuk ishin shkaktuar infeksione, pneumoni apo sëmundje të tjera të rrezikshme.

Megjithëse numri i rasteve për tu studiuar ishte i vogël, studiuesit dolën në konkluzionin se të gjithë bebet me sindromën e pelenës së kuqe duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm për të vlerësuar ecurinë e sëmundjes, por nëse nuk ka infeksione, përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.

Gjithashtu ata inkurajojnë nënat të vazhdojnë gji dhënien, dhe nëse përdorin pompa për të shtrydhur gjirin, duhet që t’i pastrojnë mirë ato.

Artikulli paraprakShenja paralajmëruese të kancerit të barkut
Artikulli i rradhës Shtatzënia ektopike, çfarë duhet të dini dhe pse është kaq e rrezikshme

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.