Nëse bebja juaj është e ekspozuar ndaj temperaturave të larta ose humb lëngjet për shkak të të vjellave ose diarresë, mund të pësoj dehidratim.
Të gjithë humbasim ujë nga trupi ynë gjatë ditë në forma të ndryshme d.m.th përmes djersës, urinës, jashtëqitjes dhe lotëve shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Ky lëng trupi dhe kripërat e tij zëvendësohen përmes lëngjeve që konsumojmë dhe dietës që ndjekim përgjatë gjithë ditës, duke na ndihmuar kështu të hidratojmë trupin tonë në nivelet e kërkuara.
Mësoni për më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në përgjithësi, fëmijët mund të humbasin sasi të mëdha të lëngjeve dhe kripërave përmes aktivitetit të zgjatur fizik brenda ose jashtë, përmes djersës.
Mirëpo, nëse bebi juaj nuk është e mirë dhe përjeton ethe, diarre ose të vjella, kjo mund të jetë arsyeja e dehidrimit.
Përmes këyre shenjave dhe simptomave mund të zbuloni nëse bebi juaj pëson dehidratim.
-Urina e errët dhe me erë,
-Buzë të thata,
-Etje,
-Dhimbje koke dhe marramendje./GazetaShneta/