Shumë nga nënat shqetësohen rreth shenjave pas lindjes, në veçanti në ndryshimet e lëkurës që ndodhin gjatë shtatzënisë.
Por, këto vija të errëta dhe shenja të tjera në barkun tuaj do të zhduken me kalimin e kohës, vetëm duhet të keni durim.
Disa prej këtyre shenjave mund të jenë gjenetike, nëse nëna apo gjyshja juaj i ka pasur, prandaj jeni më të prirur për t’i pasur këto shenja, transmeton Gazeta Shneta.
Kremërat e lëkurës mund të përdoren pa ndonjë problem për gratë që kanë këto probleme, sidomos gjalpin e kokosit, por megjithatë rezultate të ndryshimit të shenjave vështirë të pritet për një kohë të shkurtër.
Gratë dallojnë edhe një vijë mjaft të zezë në trupin e tyre që quhet linja e zezë, e cila shfaqet nën sqetulla, në bark apo rreth qafës.
Shmangni diellin pas lindjes, në mënyrë që shenjat e juaja të zbehen pas lindjes./Gazeta Shneta/


