Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat e abortit të ndodhur në tremujorinë e parë të shtatzënisë, sipas burimeve mjekësore

Këshilla për shtatzëna 23/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur të mbeteni shtatzënë, dëshironi të mendoni për të gjitha të mirat për të pasur një fëmijë – rrobat e vogla, qeshjet, lodrat e para e shumçka tjetër. Askush nuk dëshiron të mendojë për diçka që nuk shkon mirë.

Por ndonjëherë gjërat shkojnë keq, dhe është mirë të dini se cilat shenja duhet të shikoni për të pasur kujdes, shkruan burimi Bellybelly.au përcjell Gazeta Shneta.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse keni përjetuar një abort spontan ose humbje të shtatzënisë më parë; është mirë të dini nëse fëmija juaj është në rrezik.

Shenjat e abortit në javën e gjashtë të shtatzënisë

Shumë gra përjetojnë një abort spontan pa e ditur as vetë. Sipas një studimi thuhet se:

– Rreth 25% e shtatzënive përfundojnë në abort;

– 80% e aborteve spontane ndodhin në tremujorin e parë;

Kjo do të thotë që shansi juaj për të pasur një humbje të shtatzënisë është 1 në 4.

Sidoqoftë, shumica e këtyre shtatëzënësive ndodhin tek gratë që nuk janë as të vetëdijshme se janë shtatzënë. Ato mund të mendojnë se po kalojnë një periudhë të humbur menstruale ose veçanërisht të rëndë.

Pasi të keni parë rrahjet e zemrës së foshnjës, mundësia e abortit bie në rreth 10%.

Rrahjet e zemrës zakonisht mund të shihen në një skanim me ultratinguj rreth javës së gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë.

Nëse jeni veçanërisht e shqetësuar në lidhje me një abort spontan, mund të jetë e vlefshme të kërkoni siguruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për një ultratinguj për të parë rrahjet e zemrës.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Shenjat e abortit në tremujorin e parë

Rreth 80% e aborteve spontane ndodhin në tremujorin e parë. Kjo do të thotë që 13 javët e para është koha për të qenë vigjilent për çdo simptomë të mundshme problemi.

Mundohuni të mos shqetësoheni shumë për këtë, por duhet të jeni të kujdesshëm nëse:

– Keni pasur aborte spontane;

– Mjeku juaj ka përcaktuar shtatzëninë tuaj me rrezik të lartë;

– Shtatzënia me binjakë ose më shumë fëmijë:

– Përvoja me probleme të fertilitetit:

– Faktorët e stilit të jetës, të tilla si mbipesha;

– Kushte të tjera shëndetësore.

Të gjithë këta janë faktorë rreziku që mund të rrisin mundësinë e abortit.

Mos harroni se gjakderdhja vaginale, dhimbjet dhe ngërcet e forta të përcjellura me një rezultat negativ të testit të shtatzënisë – të gjitha këto janë shenja treguese për një abort spontant të mundshëm. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakSi arrihet zvogëlimi i simptomave të alergjisë ndaj polenit përmes bartjes së maskave COVID
Artikulli i rradhës COVID-19: Këto janë vaksinat 88 përqind efektive kundër variantit të ri të Indisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.