Zbuloni disa nga shenjat e hershme që mund të rrezikoheni gjatë periudhës së shtatzënisë nga diabeti gestacional.
Diabeti gjatë shtatzënisë mund të ndodh kur hormonet e shtatzënisë ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të përdorur insulinë, hormonin kryesor që shndërron sheqerin në energji shkruan Parents, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Pothuajse çdo vit, 2-10% e shtatzënive në SHBA preken nga diabeti gestacional, sipas CDC-së.
Fatkeqësisht, gratë me diabet paraekzistues kanë më shumë gjasa sesa gratë jo-diabetike të kenë foshnje me defekte në zemër apo tub nervor.
Rreziku tjetër nga i cili, gratë shtatzëna me diabet paraekzistues shqetësohen është edhe aborti, mirëpo ju mund të parandaloni atë duke kontrolluar sheqerin në gjak para shtatzënisë.Në rast të ndonjë shqetësimi, kontaktoni mjekun tuaj.
Disa nga shenjat e hershme paralajmëruese të diabetit gestacional janë:
-Jeni mbi moshën 25 vjeçare,
-Jeni me mbipeshë,
-Trashëgimi./GazetaShneta/