Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat e kancerit që asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Femina 29/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi të fundit, të publikuar te revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se personat e lindur në vitet ’90 janë dyfish më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe katërfish nga kanceri rektal, krahasuar me ata të lindur në vitet ’50.

Shkencëtarët akoma nuk kanë një përgjigje të sigurt, por ka një lajm të mirë: Kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, andaj nëse vëreni një nga këto simptoma lini një takim me mjekun,menjëherë.

Nëse mjeku do të dyshojë për ndonjë gjë, mund t’ju kërkojë të bëni kolonoskopinë ose eko të tjera për të kontrolluar më nga afër se ku qëndron problemi.

Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë shqetësimet në vijim:

-Njolla gjaku në fekale: Hemorroidet apo një çarje e vogël anale mund të shkaktojnë gjakderdhje (njolla gjaku të ndezur) kur kryeni nevojat personale. Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithsesi janë një problem kalimtar. Por, është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist nëse keni hemorragji në pjesën e anusit, sepse mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin e zorrës së trashë.

-Ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”: Çdokush zë kaps me raste. Por, një konstipacion për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një bllokimi në zorrën e trashë. Kjo ndodh, sepse në fillim të zorrës, jashtëqitja është e butë dhe mund të kalojë çdo pengesë. Por, ndërsa kalon në fund të zorrës, ajo vazhdo të forcohet. Nëse ka ndonjë masë tumorale në fund të rektumit, e bën të vështirë jashtëqitjen. Diarreja që zgjat për shumë ditë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shqetësues. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tip.

-Dhimbjet e reja, të papritura të barkut: Nëse nuk i keni përjetuar ndonjëherë këto dhimbje, ose keni presion për jashtëqitje, duhet të vizitoni mjekun. Nëse ndonjë masë tumorale ka bllokuar zorrën, jashtëqitja fillon të ngushtohet dhe të marrë formën e shiritit për të dalë. Nëse shfaqen edhe simptomat e përmendura më sipër, konsultohuni me mjekun.

-Jashtëqitja është e hollë sa një laps: Nëse ndonjë masë tumorale ka bllokuar zorrën, jashtëqitja fillon të ngushtohet dhe të marrë formën e shiritit për të dalë. Nëse shfaqen edhe simptomat e përmendura më sipër, konsultohuni me një mjek./RTV21/

Artikulli paraprakTë bësh mirë nuk të kushton asgjë, dhe këto fotografi e dëshmojnë më së miri
Artikulli i rradhës Si të mbrohemi nga rreziku që vjen nga sallonet e bukurisë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.