Në këmbët e foshnjës mund të shfaqen disa shenja të kuqe të cilat sigurisht mund t’iu bëjnë që të bëni panikë. Disa prej tyre largohen vetë dhe disa jo.
Ku qëndron problemi me këto shenja të kuqe?
Ato mund të jenë dermatit atopik, ku rreth 20% e bebeve e vuajnë këtë problem. Kjo gjendje shëndetë sore shkaktohet nga mungesa e proteinës së quajtur fil-aggrin dhe normalisht mbron lëkurën nga irrituesit edhe duke e hidratuar. Simptomat mund të shfaqen nga viti i parë i jetës dhe mund të zgjasin deri në moshën 5-vjeçare.
Si ta trajtojmë atë?
Përgjatë dushit, uji duhet të jetë i ngrohtë mesatarisht dhe sapuni pastrues neutral. Pas dushit, e thani fëmijën nëpërmjet prekjeve të lehta me peshqir dhe aplikoni krem me përbërje vajore.
Armiku i këtij problemi tek këmbët është materiali i leshtë, nxehtësia dhe produktet me aromë.
Edhe trajtimi me kortikosteroidë mund të jetë i domsdoshëm, por gjithsesi këtë e përcakton mjeku./pernenat.al/