Sipas një studimi të botuar në edicionin e revistës ‘Elsevier Science Brain, Behavior and Immunity’, seksi i foshnjës tuaj është i lidhur me imunitetin tuaj. Gjinia e fëmijës suaj të palindur lidhet me përgjigjet imune që krijoni kur jeni shtatzënë.
Hulumtuesit kanë zbuluar se pas ekspozimit ndaj baktereve, qelizat imune të atyre grave shtatzëna me vajzat bënë një përgjigje pro-inflamatore më të madhe dhe më të fortë sesa qelizat imune të grave shtatzëna me djemtë.
E pra, një mënyrë pro-inflamatore do të thotë që trupi juaj është i prirur të prodhojë inflamacion, gjë që mund t’ju bëjë më të ndjeshëm që të sëmureni.
“Ky hulumtim ndihmon gratë dhe obstetrit e tyre të pranojnë se seksi fetal është një faktor që mund të ndikojë se si trupi i një gruaje i përgjigjet sfidave imune të përditshme si shërimi i plagëve dhe përgjigjet ndaj viruseve dhe baktereve”, thotë autori i këtij studimi.
Jo vetëm që proceset inflamatore të tepërta në trupin tuaj mund të prodhojnë simptoma të ngjashme me sëmundjen si dhimbje, lodhje, por gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e kushteve kronike ekzistuese si astma./Gazeta Shneta/