Hiperemesis gravidarum është një gjendje e karakterizuar nga të përziera të rënda, të vjella, humbje peshe dhe çrregullim i elektroliteve.
Rastet e lehta trajtohen me ndryshime në dietë, pushim dhe antacid, shkruan American Pregnancy Association.
Ndërsa rastet më të rënda shpesh kërkojnë një qëndrim në spital në mënyrë që nëna të marrë lëngje dhe ushqim përmes injektimit intravenoz transmeton Gazeta Shneta.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Çfarë e shkakton vjelljen kaq të rëndë?
Shumica e grave shtatzëna përjetojnë një lloj sëmundjeje të mëngjesit (70 – 80%).
Studimet e fundit tregojnë se të paktën 60.000 raste të sëmundjes ekstreme të mëngjesit të quajtur hiperemesis gravidarum raportohen nga nënat që mjekohen në një spital.
Besohet se ky mundim i rëndë shkaktohet nga një rritje e niveleve të hormoneve; megjithatë, shkaku absolut është ende i panjohur.
Simptomat e hiperemesis gravidarum zakonisht shfaqen ndërmjet 4-6 javëve të shtatzënisë dhe mund të arrijnë kulmin midis javës 9-13.
Shenjat dhe simptomat e hiperemesis gravidarum që duhet ti dini:
– Nauze dhe vjellje e rëndë;
– Aversionet e ushqimit;
– Humbje peshe prej 5% ose më shumë para shtatzënisë;
– Ulje e urinimit;
– Dehidrimi;
– Dhimbje koke;
– Konfuzion;
-Të fikët. /Gazeta Shneta/