Ministria e Shëndetësisë ka ndarë sot mirënjohje për profesionistët shëndetësorë për kontributin e tyre gjatë pandemisë.
Nga Klinika e Biokimisë në QKUK me mirënjohje është nderuar tekniku Pajtim Ademi. Ai ka thënë se ky vlerësim i punës së tij nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e kolegëve të tij, transmeton Gazeta Shneta.
“Sot me rastin e ndarjes se Mirenjohjeve per stafin shendetesor nga Ministri i shendetesise Armend Zemaj!
Faleminderit per vlersimin duke filluar nga Klinika e Biokimise ne krye me drejtorin Dr. Shemsi Veseli dhe po ashtu menagjementi i SHSKUK.
Thjeshte kjo nuk kishte qene e mundur pa perkrahjen e kolegeve te klinikes dhe njesive vartese!
Me respekt Bsc.Pajtim Ademi”, ka shkruar ai. /Gazeta Shneta/