Ndërsa koronavirusi vazhdon të rritet në të gjithë vendin, zbulimi i hershëm i Covidit mund të jetë vendimtar në trajtimin e virusit.
Sipas Johns Hopkins, ka disa shenja treguese të Covidit që priren të shfaqen më shpejt gjegjësisht pesë për të qenë të saktë dhe këto mund t’ju informojnë nëse është koha të izoloheni shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Sipas Dr. Lisa Lockerd Maragakis, drejtoreshë e fushës së parandalimit të infeksionit në Johns Hopkins, tha se :”Covid-19 mund të shkaktojë simptoma që janë të lehta në fillim, por më pas bëhen më intensive gjatë pesë deri në shtatë ditë, me përkeqësimin e kollës dhe shkurtimin e fryëmarrjes”.
Këto janë pesë simptomat e hershme që duhet ti dini:
– Lodhje
Nëse papritmas filloni të ndjeheni të plogësht ose të dobët, lodhja juaj mund të jetë një shenjë e hershme që keni kontraktuar koronavirus.
Një studim i botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar se afërsisht 38 përqind e pacientëve me Covid raportojnë lodhje, duke e bërë atë simptomën e tretë më të zakonshme të koronavirusit.
– Dhimbje koke
Afërsisht tetë nga dhjetë pacientë me Covid përjetojnë simptoma neurologjike dhe dhimbjet e kokës janë më të zakonshmet midis tyre.
– Dhimbje fyti
Dhimbja e fytit është një simptomë e trishtë sepse mund të tregojë një numër sëmundjesh.
Por, në vend që të supozojmë se dhimbja e fytit është për shkak të një ftohjeje, gripi ose streptokokut, Dr. Lockerd Maragakis thotë se duhet ta merrni seriozisht si një shenjë e hershme e mundshme për Covid.
– Ethet
Shpesh pacientët me Covid do të paraqiten me ethe së pari ose do të jetë simptoma e vetme.
Por Dr. Lockerd Maragakis gjithashtu paralajmëron se ndërsa një ethe mund të ndodhë, jo çdo pacient me Covid do të ketë një të tillë.
– Humbja e nuhatjes ose shijes
Sipas Harvard Health Publishing, një shumicë e pacientëve me Covid raportojnë se përjetojnë një nuhatje ose shije të ndryshuar ose të humbur.
Nga të gjitha simptomat e hershme, ky mund të jetë sinjali më i qartë se keni të bëni me Covid dhe jo me diçka tjetër, duke pasur parasysh se sa rrallë ndodh kjo në sëmundje të tjera.
Nëse zbuloni se keni humbur nuhatjen apo shijen, patjetër është koha të izoloheni dhe të bëni një test Covid. /Gazeta Shneta/