Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat në vaginë që nuk paralajmërojnë rrezik

Femina 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shenjat e vaginës që janë totalisht normale

  1. Është e pabarabartë

A e keni parë me vëmëndje? Mund të duket gazmore, por mënyra më e mirë për tu ndjerë rehat me vaginën tuaj është të merrni një pasqyrë e të shikoni. Vulvat (pjesa e jashtme) mund të jenë të formave, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme kështu njëra prej tyre mund të jetë më e madhe se tjetra ose e kundërta ose në tërësi mos t’i ngjajë atyre që keni parë deri më sot. Nuk ka asnjë problem! Mbani mend, gjysma e botës ka vaginë, është ajo që ju bën një femër prandaj ajo meriton ta pranoni ashtu siç është.

  1. Keni shumë qime pubike (ose pak)

Disa vajza kanë shumë qime pubike e të tjera jo edhe aq shumë – ajo që ju vendosni të bëni me tuajat është vendimi juaj. Nëse ndiheni rehat me depilimin, bëjeni, por mos u ndjeni e detyruar sepse është një ‘standart’ që duhet të ndiqni. Më e rëndësishmja është që ju të ndiheni mirë.

  1. Djersin

Besojeni apo jo në ‘vendin tuaj privat’ ka shumë gjëndrra djerse prandaj mund të krijohet ndjersë edhe në rast se nuk jeni në palestër apo duke u marrë me diçka të lodhshme. Përdorimi i të mbathurave 100%  pambuk do t’ju ndihmojnë në këtë rast.

  1. Mban aromë

Vaginat kanë një aromë natyrale që mund të jetë si myk, por edhe metali nëse jeni gjatë periodave. Të dyja rastet janë të shëndetshme dhe normale. Gjithses një aromë e fortë dhe e padurueshme mund të jetë shenjë infeksoni. Kontrollohuni tek doktori dhe mos përdori solucione me shumicë pasi ato më shumë ju dëmtojnë.

  1. Keni sekrecione

Është normale të keni sekrecione të bardha ose të verdha të cilat mbesin në të mbathurat tuaja. Ato në fakt janë një tregues se vagina juaj po pastron vetveten. Rasti kur duhet të shqetësoheni ëshët kur ato janë gri, jeshile apo ndonjë ngjyrë tjetër. Sërish, shkoni tek mjeku.

  1. Keni pulla ose lloj puçrrash

Mundësitë janë që një e ngritur ose lloj puçrre në buzët e vaginës ose vulvat e saj të jenë thjesht një puçërr normale ose një qime e cila rritet brenda në lëkurë. Por nëse ajo nuk zhduket për disa ditë me rradhë, është mirë të shkoni tek mjeku.

Artikulli paraprakGabimi më i madh që e bëni në mëngjes para se të dilni nga shtëpia
Artikulli i rradhës Miti: Ushqimi i shëndetshëm kushton më shtrenjtë se sa ushqimet e shpejta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.