Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat paralajmëruese të cistave ovariane

Femina 05/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse në pjesën dërrmuese të rasteve cistet nuk kanë nevojë për trajtim, janë disa shenja për të cilat duhet të kërkoni menjëherë ndihmë të specializuar mjekësore.

Mjekja Ilda Xhelili tregon në vijim se cilat janë rastet në të cilat duhet të kërkoni ndihmë mjekësore, si dhe masat që duhet të merrni për trajtimin e tyre.

Çfarë janë cistet ovariane?

Vezoret (ovaret) janë pjesë e organeve gjenitale të brendshme të gruas që shtrihen në bark dhe përmbajnë qelizat vezë. Vezoret lidhen me mitrën (uterusin) nëpërmjet tubave të Fallopit. Për çdo muaj, njëra nga dy vezoret lëshon një vezë të pjekur (çahet folikuli) në hyrje të tubit të Fallopit përmes të cilit veza migron më pas në mitër. Ky proces i lëshimit të vezës në tubin e fallopit njihet me emrin “ovulacion”, i cili kontrollohet nga një zinxhir reaksionesh hormonale me origjinë nga hIpotalamusi i trurit.

Pas marrëdhënies seksuale mund të ndodhë që qeliza vezë gjatë rrugës së saj të fekondohet nga spermatozoidet. Cistet e vezoreve janë qese të mbushura me lëng që rriten brenda ose në majë të një vezoreje (mund të ndodhë edhe tek të dyja vezoret njëkohësisht). Cist është një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar një strukturë të mbushur me lëng. Zakonisht cistet e vezoreve janë pa simptoma klinike, por janë mjaft të zakonshme dhimbjet e barkut, ose dhimbjet në zonën e legenit.

Cilët janë faktorët e rrezikut të cisteve ovariane?

Janë një sërë faktorësh predispozues që shtojnë riskun për zhvillimin e cisteve të ovarit. Konkretisht faktorët e mundshëm të rrezikut të cisteve të ovarit janë: Historia e mëparshme e zhvillimit të cisteve të ovarit, ciklet e parregullta menstruale.

Faktorë të tjerë që ndikojnë janë edhe endometrioza, sindromi i ovarit policistik (e gjithë vezorja është e ndërtuar nga shumë ciste), menstruacionet e parakohshme (përpara moshës 11 vjeç), hypertiroidizmi (funksioni i rritur i gjëndrës tiroide, terapia me tamoxifen për kancerin e gjirit, etj.

Cilat janë shenjat klinike të cisteve ovariane?

Shumë herë, cistet e vezoreve nuk shkaktojnë simptoma klinike. Kur ato shfaqen mund të përfshijnë shenja të tilla si dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale,dhimbje gjatë menstruacioneve, të përziera, të vjella, dhimbje barku, gjakderdhje e pazakontë, shtim në peshë, pamundësia për të zbrazur fshikëzën e urinës plotësisht, dhimbje të gjoksit, dhimbje të zonës së legenit, kofshëve dhe shpinës.

Simptomat që kanë nevojë për një ndërhyrje të shpejtë mjekësore përfshijnë:dhimbje të forta barku që shfaqen papritur, marrje mendsh, frymëmarrje e përshpejtuar, dhimbje barku që shfaqen me të vjella dhe gjendje ethore.

Artikulli paraprakNdryshimet tek nëna pas lindjes së foshnjës
Artikulli i rradhës Udhëzues për nënat e reja: Si duhet menaxhuar me vaktet ushqyese pas lindjes së fëmijut

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.