Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat që ju tregojnë se keni nevojë për syze optike

Femina 07/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga shenjat më të qarta që tregon se keni nevojë për syze është pamundësia për të lexuar. Por, ka edhe simptoma të tjera të cilat paralajmërojnë se shikimi juaj po venitet.

Problemet me shikimin janë shumë më të zakonshme sesa mund ta imagjinoni. Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen.

Më poshtë do të gjeni sipas nga simptomat që paralajmërojnë se keni probleme me shikimin dhe duhet të kontrolloheni menjëherë tek një okulist.

Shikim i turbullt

Nëse nuk arrini ta njihni një shok 10 hapa larg, ose shkronjat tek gazeta “Shëndet+” ju duken  pak si të turbullta, mund të jenë duke u zhvilluar çrregullimet e të parit si miopia ose hipermetropia. Nëse keni vështirësi t’i shihni objektet si nga afër ashtu edhe nga larg, atëherë mund të jetë duke u zhvilluar problemi viziv astigmatizmi. Për fat të mirë, të gjitha këto probleme vizive mund të korrigjohen me anë të lenteve cilindrike, shkruan Shendeti.com.

Vështirësi të të parit gjatë natës

Nëse shikimi juaj po venitet sa nuk mund ta shihni as qenin në oborr kur është natë, mund të jeni duke përjetuar shenjat e para të kataraktit, që duhet të ekzaminohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Vështirësi në përshtatjen e shikimit kur kalon nga errësira në dritë

Nëse syve iu duhet pak kohë të përshtaten pasi keni parë drita të gjata në autostradë, do të thotë se muskujt që ndihmojnë në kontraktimin dhe zgjerimin e irisit po dobësohen. Kjo ndodh zakonisht për shkak të moshës, siç edhe shumë probleme të tjera me shikimin, megjithatë është mirë të bëni një kontroll tek okulisti.

Vështirësi të leximit të shkronjave në kompjuter

Dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin. Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Për ta vërtetuar këtë të fundit, filloni të lexoni çdo ditë të njëjtën faqe dhe uluni në distanca të ndryshme, për të parë nëse shikimi fillon të përkeqësohet.

Tendosje apo lodhje të syrit

Ju lodhet shpejt syri, edhe pse keni vetëm minuta që keni filluar të lexoni? Lodhja e syrit vjen si rezultat i shikimit të turbullt ose kur i picërroni shpesh sytë për t’u fokusuar tek libri, ekrani i telefonit ose kompjuterit. Përpiquni të bëni pushime të shkurtra ose ulni ndriçimin tek telefoni. Nëse lodhja vazhdon, bëni një kontroll të syve.

Dhimbje të vazhdueshme të kokës

Ndonjëherë, mekanizmi që ndihmon kornean dhe lentet të fokusohen tek imazhet fillon të venitet dhe muskujt e vegjël në sy detyrohen të punojnë më fort. Kjo shkakton tendosje të syrit dhe dhimbje koke. Me terma më të thjeshta: Kur picërroni sytë, mund të keni dhimbje koke, prandaj keni nevojë për syze.

Vizione të dyfishta

T’i lëmë shakatë mënjanë, vizionet e dyfishta mund të çojnë në probleme me serioze. Ato mund të tregojnë për probleme me kornean ose muskujt e syve. Mund të jenë edhe shenjë e kataraktit.

Shikim i valëzuar

Ju duken perdet e dritares së kuzhinës sikur kanë hyrë në ujë? Kur vijat e drejta duken si të valëzuara, ose kur ngjyrat duken si të venitura, mund të jetë një shenjë e degjenerimit makular, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit.

Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës

Nëse shihni një rreth drite përreth objekteve (dhe nuk jeni në Kishë) mund të jetë një shenjë që po zhvillohet katarakti ose probleme me shikimin në errësirë. Këto drita zakonisht shfaqen në errësirë dhe përreth objekteve.

Tension të syrit

Nëse ndieni tension para syrit, mund të jetë shenjë e zhvillimit të glaukomës. Nuk duhet të krijoni panik, pasi mund të trajtohet shumë lehtë. Tensioni mund të dëmtojë nervin optik që transmeton imazhet në tru, megjithatë, jo të gjitha ata që ndiejnë tension tek sytë kanë glaukoma. Gjithsesi, duhet të bëni një kontroll të syve.

Artikulli paraprakLajm i mirë për femrat që lindin pas moshës 25 vjeçare
Artikulli i rradhës Zbulohet ilaçi për rënien e flokëve

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.