Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat që paralajmërojnë se po kaloni menopauzë të hershme

Jetë 17/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur je në të 30-tat ose në fillim të 40-ve dhe nuk të vjen cikli menstrual, arsyeja që të vjen ndërmend është vetëm një: shtatzënia. Cila është gjendja që me siguri nuk të shkon ndërmend? Menopauza e hershme.

Shumë gra kalojnë në menopauzë mes grupmoshave 40 deri 58 vjeç. Vetëm 1% e grave nën moshën 40 vjeç mund të përjetojnë menopauzë të parakohshme, ndërsa 5% e grave të moshës 40 deri në 45 vjeç përjetojnë menopauzë të hershme, sipas Qendrës Federale për Shëndetin e Gruas.

Gjëja e vetme që ndan realisht menopauzën e parakohshme, të hershme dhe normale? Koha.

Edhe pse menopauza është një gjendje natyrale që të gjitha gratë pa përjashtim duhet ta kalojnë, kur shfaqet herët, mund të ketë pasoja shëndetësore.

Shkaqet e menopauzës së hershme
Nuk dihen me siguri shkaqet e menopauzës së hershme, megjithatë, sipas mjekëve, janë dy tregues të rëndësishëm: gjenetika ose një anomali në mënyrën si janë strukturuar kromozomet.

“Nëse mamaja juaj ka pasur një menopauzë të hershme, probabiliteti është i lartë që edhe ju të kaloni herët në menopauzë”, thotë Alyssa Dweck MD, gjinekologe në Nju Jork.

Indikatori i dytë quhet sindroma X e brishtë – që shkakton paaftësi mendore tek fëmijët dhe testohet gjatë shtatzënisë.

Menopauza e hershme ka të njëjtat simptoma si ajo normale:
Djersitje gjatë natës
Afshe të nxehta
Tharje vaginale
Humbje kockore
Probleme me gjumin
Luhatje të humorit
Vetëm se këto simptoma janë më të përkeqësuar tek gratë që kalojnë në menopauzë të hershme.

Si të menaxhoni menopauzën e hershme
Nëse po përjetoni simptoma të menopauzës para moshës 45 vjeç, është e rëndësishme të flisni me mjekun për të përjashtuar gjendjet e tjera shëndetësore dhe për të marrë trajtimin e duhur për të përballuar këto simptoma./BalkanWeb

 

Artikulli paraprakModelja ushqen vajzën me gji teksa sfilon në pistë mode
Artikulli i rradhës Kështu ndikon stresi në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.