Temperatura e lartë është një nga problemet që përballen gratë shtatzëna. Në fakt, temperatura e lartë është aq e dëmshme, saqë mund të çojë edhe në abort.
Prandaj nënat shtatzëna duhet të kenë kujdes që temperatura e trupit të mos kaloj mbi 38 gradë. Nëse nuk e dini, këto janë disa nga shenjat që ju paralajmërojnë, transmeton Gazeta Shneta.
Nxehtësia e ashpër
Nëse ju shfaqen shenja të skuqura në gjoks ose në shpinë, mos mendoni se mund të jenë vetëm reaksione alergjike. Këto skuqje mund të vijnë edhe si pasojë e temperaturës së ashpër.
Ekspozimi në diell
Gjatë kohës kur ekspozoheni në diell, rrezet mund të shkaktojnë mbingrohje të kokës dhe qafës. Nëse keni filluar të djersini në këto momente, atëherë nxitoni të flladiteni.
Vjellja
Edhe pse përzierja e barkut në shtatzëni është e zakonshme, nëse nuk keni vjellë më parë dhe filloni ta bëni në një moment, atëherë kjo është një shenjë e temperaturës së lartë. Kjo zakonisht vjen nga dehidrimi.
Mungon bilanci
Nëse e keni të vështirë të uleni apo te ecni drejt, sidomos në fazat e hershme të shtatzënisë, kjo do të thotë se trupi juaj është mbingarkuar.
Skuqja e lëkurës
Lëkura e ndezur tregon se temperatura e trupit është rritur përtej normales dhe mund të jetë shenjë e goditjes së nxehtësisë. Prandaj kur jeni shtatzënë duhet ta shmangni diellin. /Gazeta Shneta/
Lexoni poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”


