Gjatë çdo cikli mujor, çiftet e shëndetshme zakonisht kanë rreth 25 deri në 30 përqind mundësi për të mbetur shtatzënë.
Kjo është në të vërtetë një përqinje çuditërisht e lartë duke marrë parasysh që ju mund të konceptoni vetëm rreth kohë së oculacionit, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë është ovulacioni?
Ovulacioni është lëshimi i një veze të pjekur nga njëra prej vezoreve e cila ndodh çdo muaj. Një grua është më pjellore gjatë kohës së ovulacionit.
Kur ndodh zakonisht ovulimi?
Në përgjithësi, ovulacioni zakonisht ndodh në gjysmën e ciklit tuaj menstrual, ose rreth ditës 14 të ciklit mesatar 28 ditor duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual.
Simptomat e ovulacionit dhe shenjat e para
Këtu janë shtatë shenjat kryesoretë ovulacionit që duhet t’i vëzhgoni:
Temperatura e trupit tuaj bie pak, pastaj rritet përsëri.
Mukoza e qafës së mitrës bëhet më e qartë dhe më e hollë me një konsistencë më të rrëshqitshme të ngjashme me atë të vezëve.
Qafa e mitrës zbutet dhe hapet.
Ju mund të ndjeni një dhimbje të lehtë ose ngërçe në pjesën e poshtme të barkut.
Dëshira për marrëdhënie do të rritet
Ju mund të vini re disa njolla të lehta
Vulva ose vagina juaj mund të fryhet./GazetaShneta/