Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është përplot toksina

Femina 25/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mendoni se jeni të shëndetshëm, por në fakt nuk jeni energjik gjatë ditës, përkundrazi jeni të irrituar, stomaku nuk ju funksionon siç duhet dhe keni dhimbje koke të vazhdueshme.

Këto lloje shqetësimesh ndikojnë negativisht në përditshmërinë tuaj. Në fakt, ato nuk janë aq serioze sa të drejtoheni tek mjeku

Lajmi i mirë në gjithë këtë është që ka shumë mundësi të mos jeni plakur para kohe, por thjesht jeni i rrethuar nga shumë toksina. Si mund të siguroheni për këtë? Me ndihmën e shenjave të mëposhtme, që janë specifike për këtë fenomen.

1. Lodhja e vazhdueshme
Edhe pse flini mirë, ju mezi përballoni ditën tuaj prej lodhjes së vazhdueshme që ndjeni. Kjo e fundit mund të jetë një shenjë që tregon se trupi juaj është duke u sforcuar për të larguar toksinat e grumbulluara në të gjatë kryerjes së reaksioneve qelizore. Gjithashtu, lodhja mund të jetë edhe reflektim i çrregullimeve hormonale, që dobësojnë sistemin tuaj imunitar. Çfarë bëni për ta mposhtur lodhjen? Nëse përgjigja juaj është “pi më shumë kafe” ose “konsumoj ëmbëlsira”, të jeni të sigurt që vetëm sa e përkeqësoni gjendjen.

2. Shtimi i pashpjegueshëm në peshë
Asnjëherë nuk është e lehtë të biesh në peshë, por nëse kryeni aktivitet fizik të rregullt dhe respektoni një regjim të shëndetshëm ushqimor, nuk ka arsye pse të vazhdoni të shëndosheni. Në të tilla raste, shkaku mund të jetë një problem hormonal, i ndikuar nga prania e toksinave në ushqime dhe në produktet e kujdesit personal.
Për këtë arsye, keni nevojë për një detoksifikim të plotë të dietës suaj dhe të produkteve të kujdesit personal, për t’i dhënë trupit një mundësi për t’u dobësuar.

3. Aroma e keqe e frymës
Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, përtypni çamçakëz apo përdorni karamele mente, përsëri fryma ju mban erë të keqe. Kjo e fundit është e lidhur shpesh me probleme të tretjes, por tregon edhe se mëlçia po sforcohet për të pastruar trupin nga toksinat. Për sa kohë që nuk e keni zgjidhur këtë problem, do të vazhdoni të largoni çdo person që do t’ju afrohet.

4. Kapsllëku
Nëpërmjet zorrëve ne eleminojmë çdo ditë toksina nga trupi ynë. Nëse vuajmë nga kapsllëku, gjithë këto toksina i depozitojmë, duke i lejuar të ndikojnë negativisht në organizëm. Kështu, ato shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje dhe ngërçe të muskujve, si dhe lodhje të vazhdueshme. Kapsllëku mund të jetë i lidhur edhe me toksina të tjera të jashtme, si ato që gjenden në ushqimet e proçesuara, të pasura me sheqer, yndyrna, kimikate, pesticide dhe konservantë.

5. Ndjeshmëria e lartë ndaj aromave
Reaksionet e forta ndaj aromave të ndryshme mund të tregojnë se ju jeni thjesht të ndjeshëm ndaj kimikateve, të cilat gjenden kudo. Gjithsesi, ato mund të tregojnë edhe që trupi juaj është duke luftuar mbingarkesën toksike.
Kjo vlen veçanërisht nëse gjatë ekspozimit ndaj aromave ta caktuara ju shfaqni dhimbje koke ose probleme me tretjen.

6. Ngërçet dhe dhimbjet muskulore
Nëse këto dy shqetësime nuk mund t’i lidhni me një stërvitje të një dite më parë, ato mund të reflektojnë veprimin e toksinave në muskujt dhe kyçet tuaja. Kjo është më e mundshme nëse dhimbjet e muskujve shfaqen në mënyrë të rregullt.

7. Reaksionet në lëkurë
Probleme të ndryshme të lëkurës, si puçrrat apo skuqjet e saj, mund të tregojnë mbingarkesë në toksina. Në veçanti, aknet mund të reflektojnë sasi të mëdha të toksinave në ushqime ose në produktet e kujdesit për lëkurën. Sytë e enjtur dhe shpërthimet e ekzemës ose psoriazës mund të tregojnë që e keni kaluar kufirin e toksinave.

Artikulli paraprakNgacmonte fëmijët në park të Prishtinës, arrestohet nga Policia
Artikulli i rradhës Sa kafe mund të pihet gjatë shtatzanisë?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.